Flash News

Bota

Dita e 5-të e konfliktit/ Autoritetet paralajmërojnë luftë civile, ushtria tokësore izraelite ende nuk ka hyrë në Gaza

Dita e 5-të e konfliktit/ Autoritetet paralajmërojnë luftë
Foto ilustruese

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në Gaza, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të gjuajnë me raketa në Izrael, në ditën e pestë të konfliktit. Ushtria e Izraelit tha se forcat ajrore dhe tokësore ishin të përfshira në sulme të premten, por nuk kishin hyrë në Gaza.

Më shumë se 100 persona janë vrarë në Gaza dhe shtatë në Izrael që nga e hëna. Ndërkohë, hebrenjtë dhe izraelito-arabët kanë luftuar brenda Izraelit, duke e bërë presidentin e tij të paralajmërojë për luftë civile, raporton BBC.

Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz urdhëroi një "përforcim masiv" të forcave të sigurisë për të shtypur trazirat e brendshme, ndërsa më shumë se 400 persona janë arrestuar.

Policia thotë se arabët izraelitë kanë qenë përgjegjës për shumicën e problemeve. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka propozuar futjen e "paraburgimit administrativ" për protestuesit. Kjo do të thotë, që autoritetet mund të ndalojnë njerëzit për periudha të gjata kohe pa asnjë akuzë.

Në Gaza, palestinezët nga frika e një ndërhyrje nga trupat izraelite kanë ikur nga zonat afër kufirit me Izraelin. Ushtria izraelite tha se kishte kryer një operacion brenda natës për të shkatërruar një rrjet tunelesh të Hamasit, por asnjë trup nuk kishte hyrë në Gaza.

Të fundit