Flash News

Bota

Djali i miliarderit indian ofrohet të shpëtojë hipopotamët e Escobarit

Djali i miliarderit indian ofrohet të shpëtojë hipopotamët e

Djali i një miliarderi indian është ofruar të ndihmojë Kolumbinë të heqë qafe një problem me të cilin është përballur prej vitesh - një tufë hipopotamësh të lidhur me bosin famëkeq të drogës Pablo Escobar, shkruan BBC

Escobar, i cili u qëllua për vdekje nga policia në vitin 1993, importoi ilegalisht kafshë ekzotike, duke përfshirë një hipopotam mashkull dhe një femër - të quajtur "hipopotamët e kokainës".

Popullsia e tyre u rrit dhe Kolumbia provoi metoda të ndryshme kontrolli - përfshirë kastrimin - por pa sukses.  

Anant Ambani - djali i njeriut më të pasur të Azisë, Mukesh Ambani - thotë se është "i gatshëm të pranojë dhe të kujdeset për" kafshët në kopshtin zoologjik privat Vantara në shtetin Gujarat të Indisë. Kolumbia nuk ka komentuar për ofertën.

Në një letër drejtuar ministrit të mjedisit të Kolumbisë, drejtori ekzekutiv i kopshtit zoologjik të Ambanit tha se ata ishin gati t'i jepnin tufës "kujdes gjatë gjithë jetës" në Indi.

Letra, e publikuar në llogarinë e kopshtit zoologjik në Instagram, thoshte "në zemër të këtij propozimi është besimi i Vantarës se çdo jetë ka rëndësi dhe se ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të mbrojtur jetën kudo që të jetë e mundur".

Escobar i mbajti hipopotamët në fermën e tij, Hacienda Nápoles - një pronë luksoze e vendosur rreth 250 km (155 milje) në veriperëndim të kryeqytetit Bogota.

Pas vdekjes së tij, çifti u lejua të endej i lirë dhe të shumohej përgjatë pellgut të lumit kryesor të Kolumbisë, Magdalena.

Të fundit