Flash News

Bota

Djali i Presidentit Joe Biden shpallet fajtor, ja tre akuzat që rëndojnë mbi Hunter

Djali i Presidentit Joe Biden shpallet fajtor, ja tre akuzat që

Djali i presidentit amerikan, Joe Biden, Hunter Biden, u shpall fajtor, për tri akuzat ndaj tij.

Ai u akuzua për dy deklarata të rreme kur plotësoi një formular për të blerë një revole Colt në tetor të vitit 2018: fillimisht duke deklaruar në mënyrë të pavërtetë se nuk ishte i varur nga droga ose nuk përdorte drogë, dhe më pas duke deklaruar se deklarata ishte e vërtetë.

Ndërkaq, në akuzën e tretë, thuhej se ai kishte deklaruar se e kishte në pronësi të paligjshme armën për 11 ditë.

Ai mund të përballet me maksimum me 25 vjet burgim. Juria në Delaware e shpalli fajtor Bidenin për të tri akuzat pasi dëgjoi një javë dëshmi dhe prova të dëshmitarëve në gjyqin penal të profilit të lartë.

Vendimin e së martës ndaj Bidenit demokratët mund ta shfrytëzojnë për ta kundërshtuar pretendimin e Donald Trumpit për një sistem drejtësie të armatosur kundër tij, raporton Reuters.

Të fundit