Flash News

Bota

Dobësi e muskujve dhe paralizë, autoritetet konstatojnë një efekt anësor të shkaktuar nga vaksina Johnson & Johnson

Dobësi e muskujve dhe paralizë, autoritetet konstatojnë një

Rregullatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë bërë një paralajmërim të ri për vaksinën Johnson & Johnson, lidhur me një reaksion neurologjik të rrallë dhe të rrezikshëm.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) bëri me dije se sindroma "Guillain-Barre" është një çrregullim i sistemit imunitar që mund të shkaktojë dobësi të muskujve dhe herë pas here paralizë.

Njerëzit që vaksinohen me Johnson & Johnson, do iu jepet një fletpalosje me simptomat e këtij efekti anësor.

Numri i rasteve të raportuara me këtë reaksion të shkaktuar nga Johnson & Johnson përfaqëson një pjesë të vogël të gati 13 milion njerëzve në SH.B.A. që e kanë marrë vaksinën.

Shumica e rasteve të raportuara ishin burra - kryesisht ata që ishin 50-vjeç e lart - dhe zakonisht rreth dy javë pas vaksinimit.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit