Flash News

Bota

Doli me pankartë në transmetim, televizioni rus Channel One akuzon Marina Ovsyannikova si spiune britanike

Doli me pankartë në transmetim, televizioni rus Channel One akuzon

Televizioni shtetëror rus Channel One ka akuzuar si spiune britanike gazetaren që organizoi një protestë teksa po transmetohej edicioni i lajmeve. Këtë muaj Marina Ovsyannikova, e cila mendohet se ka punuar për kompaninë për disa vite, shkoi studion e lajmeve, ku doli pas spikeres me një pankartë që denonconte luftën në Ukrainë.

Ajo u dëgjua gjithashtu teksa tha"Ndal luftën!" në mënyrë të përsëritur.

Gazetarja u deklarua i pafajshme për akuzën e organizimit të një ngjarjeje publike të paautorizuar, por u gjobit me 30,000 rubla (213£) pas një seance gjyqësore.

Sot, Kirill Kleymenov, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Channel One, reagoi ndaj protestës në ajër të zonjës Ovsyannikova dhe pretendoi se 44-vjeçarja mund të ketë qenë duke punuar për inteligjencën britanike. Kleymenov gjithashtu pretendoi se Ovsyannikova kishte "tradhtuar vendin e saj".

Zyra e Jashtme dhe Commonëealth e Mbretërisë së Bashkuar (FCO) ka hedhur poshtë pretendimet dhe ka thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me Ovsyannikova-n.

"Ne nuk kemi qenë në kontakt me Ovsyannikova-n. Kjo është një tjetër gënjeshtër që shpërndahet nga makina e dezinformimit," tha FCO. Pretendimet e çuditshme vijnë një javë pasi Ovsyannikova tha "Reuters" se ishte e frikësuar për sigurinë e saj dhe të fëmijëve të saj, por ajo nuk kishte plane të largohej nga Rusia.

Në intervistën e saj të parë që nga incidenti, gazetarja ruse i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve se shpresonte që protesta e saj të mos ishte e kotë dhe populli rus do të shqyrtonte më me kujdes propagandën e luftës.

Të fundit