Flash News

Bota

Donald Trump dhe tre fëmijët e tij paditen nga Prokurorja e Përgjithshme, akuzohen për mashtrim

Donald Trump dhe tre fëmijët e tij paditen nga Prokurorja e

Ish presidenti i SHBA, Donald Trump dhe tre fëmijët e tij janë paditur për mashtrim, nga prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut,  pas një hetimi të kryer ndaj biznesit familjar, shkruan BBC.

Padia pretendon se Organizata Trump ka kryer akte të “shumta” mashtrimi mes viteve 2011 dhe 2021.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, i ka kërkuar gjykatës që t’ia ndalojë Trumpit dhe fëmijëve të tij që të mbajnë pozita udhëheqëse në çdo biznes në Nju Jork.

Trump e ka hedhur poshtë padinë duke e cilësuar si "një tjetër gjueti shtrigash".

Trump dhe Organizata Trump akuzohen se nuk kanë deklaruar siç duhet vlerën e pasurive të paluajtshme, në mënyrë që bankat t’u jepnin hua me kushte më të favorshme.

“Me ndihmën e fëmijëve të tij dhe drejtorëve në Organizatën Trump, Donald Trump më mënyrë të rreme rriti pasurinë e tij në miliarda dollarë neto, me qëllim që ta pasurojë veten padrejtësisht dhe që ta mashtrojë sistemin”, tha prokurorja James përmes një deklarate.


 

Të fundit