Flash News

Bota

Donald Trump përballë pengesave në hetime, çfarë kanë vendosur deri tani gjyqtarët

Donald Trump përballë pengesave në hetime, çfarë

Ish-presidenti Donald Trump është përballur me me sfidën më të madhe ligjore në jetën e tij, pa akuzave për pagesa të heshtura gjatë fushatës së tij në vititn 2016.

Siç shkruan The Guardian, meqenëse vëmendja do të jetë në gjykatën në Manhatan të poshtëm, hetimet nga Atlanta në Uashington do të vazhdojnë përpara, duke nënvizuar gamën e gjerë të rrezikut me të cilin përballet ndërsa kërkon të rimarrë presidencën.

Dobësia me të cilën Trump po përballet vetëm në Uashington, u bë e qartë muajin e kaluar pasi gjyqtarët në një sërë vendimesh të vulosura anashkaluan përpjekjet e ekipit të Trump, përfshirë avokatin dhe ish-zvëendëspresidentin e tij, për të bllokuar dëshminë e jurisë së madhe.

Vendimet që udhëzojnë këshilltarët dhe ndihmësit të dëshmojnë nuk sugjerojnë se Departamenti i Drejtësisë është afër ngritjes së kallëzimeve penale dhe as nuk garantojnë që prokurorët mund të sigurojnë dëshmi të vlefshme për një ndjekje penale të mundshme.

Por megjithatë ato janë një fitore kyçe, me dyer të mbyllura për qeverinë, pasi ajo heton nëse dokumentet e klasifikuara janë keqtrajtuar kriminalisht në shtëpinë e Trumpit në Florida dhe pengimin e mundshëm të këtij hetimi, si dhe përpjekjet e Trump dhe aleatëve të tij për të zhbërë rezultatet e zgjedhjet presidenciale 2020.

Të fundit