Flash News

Bota

Donald Trump pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë

Donald Trump pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se po i jep fund menjëherë të gjitha negociatave tregtare me Kanadanë, pas publikimit të një reklame që ai e cilësoi “fyese” ndaj Shteteve të Bashkuara, raporton BBC.

 

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se Kanadaja kishte transmetuar një spot në të cilin ish-presidenti Ronald Reagan fliste në mënyrë kritike për tarifat doganore.

 

“Bazuar në sjelljen e tyre të papranueshme, TË GJITHA NEGOCIATAT TREGTARE ME KANADANË NDALOHEN MENJËHERË,” shkroi ai të enjten mbrëma.

 

Sipas mediave amerikane, Trump ka vendosur një tarifë prej 35% mbi importet kanadeze, megjithëse disa mallra që bien nën marrëveshjen e tregtisë së lirë USMCA (mes SHBA, Meksikës dhe Kanadasë) do të përjashtohen nga masa.

 

Trump tha se videoja, e sponsorizuar nga qeveria e Ontarios, ishte krijuar për të “ndikuar” në një vendim të ardhshëm të Gjykatës së Lartë të SHBA-së, që pritet në nëntor, lidhur me ligjshmërinë e tarifave të reja amerikane.

Të fundit