Flash News

Bota

Dosja Epstein, dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik

Dosja Epstein, dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik

Morgan McSweeney, shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, dha dorëheqjen të dielën, në një zhvillim që lidhet me ish-ministrin dhe ish-ambasadorin Peter Mandelson. Largimi i tij vjen pas zbulimeve të lidhjeve të Mandelson me Jeffrey Epstein, që kanë shkaktuar shqetësime të reja brenda Partisë Laburiste.

Raportohet se shumë deputetë laburistë e kishin kritikuar McSweeney për rolin e tij në përzgjedhjen e Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara, një vendim që tani po vihet nën pikëpyetje pas dokumenteve të publikuara nga dosjet e Epstein. Sipas këtyre dokumenteve, Mandelson dyshohet se mund të ketë ndarë informacione konfidenciale me financierin e dënuar për pedofili, gjatë kohës që ishte sekretar biznesi.

Skandali ka sjellë presion të ri mbi Mandelson, i cili u shkarkua nga posti i ambasadorit në shtator të kaluar. Autoritetet britanike kanë nisur edhe kontrolle në pronat e tij, për të hetuar nëse ish-ministri ka mundur të transmetojë informacione qeveritare financieri amerikan.

Zhvillimet e fundit kanë rindezur debatet mbi vendimet e kryeministrit Starmer për emërimet diplomatike dhe transparencën e brendshme në kabinetin qeveritar.

 

Të fundit