Flash News

Bota

Drejt 'lirisë totale', Portugalia lehtëson kufizimet anti-Covid

Drejt 'lirisë totale', Portugalia lehtëson kufizimet

Portugalia do të lehtësojë kufizimet në kuadër të pandemisë, pasi sipas parashikimeve, 70% e popullsisë do të vaksinohet plotësisht deri në fund të kësaj vere, bëri me dije qeveria.

Kryeministri António Costa tha se lëvizja shënoi fillimin e rrugëtimit të vendit drejt "lirisë totale".

"Ky është momenti ... kur ne mund të bëjmë një hap tjetër përpara. Ne do të përpiqemi që ekonomia të lëvizë përsëri, në mënyrë graduale, në sinkron me ritmin e vaksinimit", tha Costa.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 5.4 milion njerëz, ose 52% e popullsisë së mbi moshën 16-vjeç, janë plotësisht të vaksinuar.

Ajo parashikon që synimi për të vaksinuar 70% të popullsisë do të arrihet brenda gjashtë javësh.  Costa njoftoi tre faza të lehtësimit të kufizimeve që shtrihen gjatë tre muajve të ardhshëm.

Nga e diela, restorantet, dyqanet dhe objektet kulturore do të lejohen të qëndrojnë hapur deri në 02.00. Puna nga shtëpia do të rekomandohet, por nuk do të jetë më e detyrueshme.

Nga shtatori, maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në mjediset publike dhe do të lejohen grumbullimet deri në 75% të kapacitetit. Ndërsa lokalet e natës do të hapen në tetor.

Numri i rasteve të reja ditore të COVID-19 ka rënë ngadalë që nga java e kaluar. Shkalla e infeksionit për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve është 428.

Burimi: Euronews

Të fundit