Flash News

Bota

Drejtori ekzekutiv i Moderna paralajmëron: Omicron mund t’i rezistojë vaksinës

Drejtori ekzekutiv i Moderna paralajmëron: Omicron mund t’i

Teksa varianti i ri i Covid-19, Omicron, ka shpërthyer thuajse në të gjitha vendet e botës, alarmi është ngritur për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Sipas medieve të huaja, drejtori ekzekutiv i kompanisë Moderna, Stéphane Bancel paralajmëroi se Omicron mund t’i rezistojë vaksinës antiCovid.

Bancel u shpreh se thuajse të gjithë ekspertët bien në të njëjtin mendim: efektshmëria nga njëri variant te tjetri nuk mund të jetë e njëjtë. Sipas tij, do të ketë një rënie çka nuk paralajmëron lajme të mira.

“Unë mendoj se do të jetë një rënie materiale. Unë thjesht nuk e di sa, sepse ne duhet të presim për të dhënat. Por të gjithë shkencëtarët me të cilët kam biseduar janë të një mendimi. Kjo nuk do të jetë mirë”, u shpreh CEO i Moderna.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore janë ende duke nxituar për të përcaktuar nëse varianti është më i transmetueshëm apo nëse infeksioni shkakton sëmundje më të rënda.

Të fundit