Flash News

Bota

Drejtori ekzekutiv i Moderna: Vaksina siguron mbrojtje deri në dy vjet

Drejtori ekzekutiv i Moderna: Vaksina siguron mbrojtje deri në dy vjet

Vaksina anti-Covid e kompanisë Moderna ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje deri në dy vjet, dhe pse ka ende shumë të dhëna që duhen rishikuar para një vlerësimi përfundimtar, tha shefi ekzekutiv i kësaj kompanie.

Kompania e bioteknologjisë amerikane, e cila tronditi botën vitin e kaluar duke zbuluar një vaksinë kundër koronavirusit, mori miratimin për tu injektuar nga Komisioni Evropian të mërkurën.

"Skenari i makthit që u përshkrua në media në pranverë me një vaksinë që funksiononte vetëm një ose dy muaj, mendoj se nuk gjen vend", tha CEO i Moderna, Stephane Bancel në një ngjarje të organizuar nga grupi i shërbimeve financiare Oddo BHF.

Bancel shtoi se kompania e tij ishte gati të provonte se vaksina e saj do të ishte gjithashtu efektive kundër varianteve të koronavirusit të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut.

Shkencëtarët kanë thënë se vaksinat e sapo zhvilluara duhet të jenë po aq efektive ndaj të dy varianteve.

Të fundit