Flash News

Bota

Drejtori i OBSH-së: Epidemitë janë fakt i jetës, bota duhet të mësojë nga Covid-19

Drejtori i OBSH-së: Epidemitë janë fakt i jetës, bota duhet

Me rastin e Ditës së parë ndërkombëtare të Gatishmërisë Epidemike, ka reagur kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përmes një postimi në Twitter.

Bota duhet të mësojë nga pandemia e Covid-19 dhe të adresojë lidhjet e ngushta midis shëndetit njerëzor, kafshëve dhe planetar, tha Tedros në deklaratën e tij.

"Pandemia e shkaktuar nga coronavirusi nuk do të jetë e fundit dhe epidemitë janë një fakt i jetës. Për një kohë të gjatë, bota ka funksionuar në një cikël paniku dhe neglizhence. Ne po hedhim para në një epidemi dhe kur të ketë mbaruar, ne e harrojmë atë dhe nuk bëjmë asgjë për të parandaluar tjetrën”, tha ndër të tjera Ghebreyesus.

Mesazhi i kreut të OBSH-së erdhi një ditë pasi fillimit të vaksinimit masiv në shtetet e BE.

Të fundit