Flash News

Bota

“Duan njerëz që luajnë lojën e tyre”, Grenell: Demokratët dështuan për arritjen e dialogut Kosovë-Serbi

“Duan njerëz që luajnë lojën e tyre”, Grenell:
Richard Grenell

Ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kritikuar demokratët, duke marrë si shembull rolin e tyre në dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell tha për “Newsmax” se demokratët dështuan për 20 vite radhazi lidhur me këtë cështje. Sipas tij, demokratët duan njerëz që të luajnë lojën e tyre ndaj dhe ‘e urrejnë’ Donald Trump.

“Ata donin njerëz që të luanin lojën e tyre. Për këtë arsye e urrenin Donald Trumpin, sepse ai vinte nga jashtë. Mund tu them që shembulli i përsosur është problemi i Serbisë dhe Kosovës.

Kur unë u bëra i dërguar i posaçëm, mu tha se duhet ta formoj ekipin tim me njerëz që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet dhe unë u thashë: A nuk mendoni se ata kanë punuar për këtë për 20 vjet dhe ndoshta kanë dështuar, ndoshta na duhen ide të reja. Është mendësia e të jashtmëve që ata urrejnë”, u shpreh Grenell.

Të fundit