Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Më shumë gazetarë të vrarë qëllimisht në 2020-n - Bilanci vjetor i "Reporterëve pa kufij"

Sipas "Reporterëve pa kufij" janë vrarë këtë vit të paktën 50 gazetarë në botë, vrasje që lidhen drejtpërdrejt me punën e tyre. Gjithnjë e më shpesh njerëzit e mediave vihen qëllimisht në shënjestër, sipas organizatës.
Ishte një telefonatë e shkurtër përmes Zoom. Najib Sharifi, drejtues i "Komitetit të Sigurisë të Gazetarëve Afganë", një organizatë joqeveritare dukej i lodhur, javët e shkuara kanë qenë të vështira. "Më duket, se asnjëherë nuk ka qenë kaq frikësuese, si këtë moment. Sepse duket, sikur të gjithë gazetarët janë në rrezik", thotë Sharif. "Brenda gjashtë javësh kemi humbur katër gazetarë."
Najib Sharifi nuk është i vetmi që e ka këtë frikë. Viti 2020 ka qenë një vit vrastar për gazetarët në të gjithë botën, siç bën të ditur organizata "Reporterët pa kufij" në bilancin e saj vjetor. Në mesin e dhjetorit kjo organizatë publikoi pjesën e parë të raportit vjetor mbi gazetarët e burgosur, të rrëmbyer apo të zhdukur. Në pjesën e dytë bëhet fjalë për gazetarët e vrarë. Vërtet që numri i gazetarëve të vrarë këtë vit, me 50 viktima, është pak më i ulët se vitin e kaluar, por "Reporterët pa kufij" janë të shqetësuar shumë, sepse vrasjet kanë qenë të qëllimshme.
Në nëntor u vra në Afganistan gazetari Mohamad Alijas Daji nga Radio Asadi, programit afgan të radios amerikane Radio Free Europe nga një bombë, që ishte vendosur nën automjetin e tij. Para afër dy javësh po në Afganistan u vra po ashtu me qëllim gazetarja Malala Maivand, që ishte angazhuar për mbrojtjen më të mirë të gazetarëve. Maivand ishte një nga dy gazetaret femra që u vranë këtë vit për shkak të punës së tyre. Me ekzekutimin e Ruhollah Samit në Iran më 12 dhjetor u vu në zbatim për herë të parë pas 30 vjetësh dënimi me vdekje ndaj një njeriu të medias. Numri i gazetarëve të vrarë me qëllim është në mënyrë të frikshme i lartë. Në vitin 2020, 42 gazetarë u vranë me qëllim, 20% më shumë se vitin e kaluar.
Paqe e gënjeshtërt
Nuk janë më zonat e luftës apo krizave, ku gazetarët lenë jetën. Në vitin 2020 mjaft gazetarë janë vrarë në vende, ku zyrtarisht sundon paqja. Këtu renditen Meksika dhe India, dy nga vendet më të rrezikshme për gazetarët. Në të dyja këto vende janë kryer vrasje të tmerrshme ndaj gazetarëve. Ata janë djegur të gjallë, janë prerë në copa apo iu është prerë koka.
Një aspekt tjetër që përmendet është se shumë nga gazetarët e vrarë kanë qenë duke kryer punë investiguese për tema të ndjeshme si korrupsioni apo kriminaliteti i organizuar. Por edhe raportimi mbi tema mjedisore, si gërmimet ilegale në miniera e ka vënë në rrezik jetën e tyre. Shpesh vrasjet mbesin të pazbardhura. Në Honduras për shembull u vranë tre gazetarë. Në asnjë nga rastet nuk janë ndërmarrë hetime serioze.
Zëdhënësi i bordit të organizatës "Reporterë pa kufij", Michael Rediske thotë se "të raportosh në mënyrë kritike për korrupsionin, mafian apo shkatërrimin e mjedisit është në shumë vende një punë me rrezik jete për gazetarët." Sipas Rediske "në vende si Meksika, Iraku, apo Pakistani, kriminelë të fuqishëm, grupe ekstremiste apo pjesërisht edhe politikane apo politikanë të korruptuar akoma mund të presin që të shpëtojnë pa u ndëshkuar për krime të tilla. Këto vrasje nuk godasin asnjëherë vetëm viktimat e drejtpërdrejta. Çdo vrasje e një gazetareje apo gazetari është sulm ndaj të drejtës të të gjithë njerëzve për t'u informuar të lirë dhe të pavarur."
Për Najib Sharifi dhe kolegët e tij nga organizata "Komiteti i Sigurisë së Gazetarëve Afganë" është problem i madh që shpesh nuk mund t'u venë emrin autorëve të vrasjeve. Në të shkuarën ishin talibanët apo i ashtuquajturi Shteti Islamik që fshiheshin pas atentateve, por që nga fillimi i negociatave të paqes, talibanët shpesh po distancohen nga sulmet. "IS-i disa herë ka pranuar disa sulme, por kjo e gjitha është e paqartë", thotë Sharifi.
Corona si rrezik shtesë
Këtë vit për gazetarët është shtuar një rrezik i ri: virusi Corona. Që në pjesën e parë të bilancit vjetor, "Reporterët pa kufij" kanë raportuar për burgosje të gazetarëve për shkak të raportimit kritik për masat e Corinës. Disa gazetarëve burgu u kushtoi jetën.
Nga ana tjetër në të gjithë botën, qindra gazetarë ndërruan jetë pas infektimit nga virusi, por megjithatë nuk mund të provohet qartë, nëse ata janë infektuar me virusin në ambientin privat apo gjatë punës. Në tre raste kjo organizatë është "gati e sigurtë", që gazetarët ndërruan jetë, sepse u burgosën për shkak të punës së tyre, dhe me shumë gjasë u infektuan me virusin në burg. Këtu bën pjesë Mohamed Monir, që ishte i burgosur në Egjipt dhe Saleh al-Shehi, që në Arabinë Saudite punonte për gazetën ditore Al-Vatan. Të dy këta gazetarë, shkruan organizata, pak para vdekjes u liruan papritur dhe me nxitim nga burgu. Monih që para lirimit ishte testuar pozitivisht me virusin, kurse gjendja e Al-Shehis u përkeqësua dhe ai u trajtua disa ditë në repartin intensiv. Nuk dihet, nëse ai vdiq vërtet nga Covid-19. Mediat lokale mendojnë kështu, por sipas organizatës nuk mund të konfirmohet plotësisht, "për shkak se autoritetet saudite bllokojnë."DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38