Flash News

Bota

Dy viktima dhe pesë të zhdukur nga shpërthimi kimin në Gjermani, mbi 30  të plagosur

Dy viktima dhe pesë të zhdukur nga shpërthimi kimin në

Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur nga shpërthimi kimik që ndodhi një ditë më parë në Leverkusen, Gjermani.

Mediat e huaja raportojnë se më shumë se tridhjetë persona u plagosën nga shpërthimi, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

"Mendimet e mia shkojnë te të plagosurit dhe të afërmit e tyre. Kërkimi për të zhdukurit po vazhdon ende me shpejtësi të plotë. Për fat të keq, shpresa për t'i gjetur ata të gjallë po zbehet," tha menaxheri i operatorit të faqes Lars Friedrich.

Shpërthimi ndodhi dje rreth orës 09:30 në një fabrikë të djegies së mbeturinave në Leverkusen, një qytet në rajonin perëndimor të Rhine-Ëestphalia Veriore. Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën e Fatkeqësive e kishte klasifikuar shpërthimin si "një kërcënim ekstrem". Rreth 360 punonjës të shërbimeve emergjente u vendosën në ndihmë të  autoriteteve lokale.

Autoritetet u kishin bërë thirrje njerëzve që të mbanin dritaret dhe dyert të mbyllura. Leverkusen është shtëpia e Bayer, një nga kompanitë më të mëdha kimike të Gjermanisë.

Të fundit