Flash News

Bota

Dy ditë më parë shkoi në Ukrainë për të ndërmjetësuar paqe me Rusinë, Erdogan rezulton me Covid-19

Dy ditë më parë shkoi në Ukrainë për të

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe bashkëshortja e tij, Emine, kanë rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmin e bëri me dije vetë presidenti turk përmes një postimi në rrjetet sociale.

Erdogan tha në Twitter se çifti ishte prekur nga varianti Omicron dhe se kishin simptoma të lehta.

"Ne do të vazhdojmë punën tonë në shtëpi. Mezi presim lutjet tuaja", shkroi ai.

Erdogan ka rezultuar positive vetëm dy ditë pas udhëtimit në Ukrainë, ku u takua me homologun Volodymyr Zelensky mbi tensionet Rusinë dhe për të ndërmjetësuar paqen.

 

 

Të fundit