Flash News

Bota

Në përpjekje për uljen e tensioneve, dy ministra grekë vizitojnë Turqinë

Në përpjekje për uljen e tensioneve, dy ministra grekë

Ministri grek i Migracionit, Notis Mitarakis njoftoi sot planet për të vizituar këtë javë Turqinë.

Mitarakis tha se ai pritet të vizitojë të martën rajonin e goditur nga tërmeti rreth Hatay së bashku me ministrin e Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Më herët, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos njoftoi se do të zhvillonte bisedime me ministrin turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar, në të njëjtën ditë në Turqi.

“Vizita e zyrtarëve grekë është një përpjekje për të zbutur tensionet e ndërsjella nga të dy anëtarët e NATO-s, pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë jugore në fillim të muajit shkurt. Ndihma e Greqisë për fqinjin e saj lindor ka kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve”, sipas vëzhguesve.

Konfliktet mbi sovranitetin dhe depozitat e gazit natyror në Mesdheun lindor kanë trazuar marrëdhëniet në të kaluarën.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar vazhdimisht se do të pushtojë ishujt grekë.

“Zbutja e tensioneve është e dukshme”, tha Panagiotopoulos për televizionin grek “Mega”.

Ai theksoi se nuk kishte pasur fluturime nga avionët luftarakë turq mbi ishujt grekë në Egje në shkurt dhe mars.

“Vitin e kaluar, avionët turq fluturuan mbi territorin grek 234 herë”, sipas Ministrisë greke të Mbrojtjes, akte të cilat shihen si shkelje të rënda të sovranitetit.

Të fundit