Flash News

Bota

Dy pilotë humbin jetën në aksident tragjik gjatë garës së Superbike në Oulton Park

Dy pilotë humbin jetën në aksident tragjik gjatë garës

Një aksident i rëndë dhe tragjik ka tronditur botën e garave me motorë gjatë kampionatit britanik Superbike, ku dy pilotë, Owen Jenner, 21 vjeç nga Anglia dhe Shane Richardson, 29 vjeç nga Zelanda e Re, humbën jetën pas një përplasjeje masive në kthesën e parë të pistës Oulton Park.

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi në momentet e para të garës, kur një grup prej 11 pilotësh mbërriti i ngjeshur në kthesën numër 1. Në atë çast ndodhën disa përplasje të njëpasnjëshme, që çuan në rrëzime të rënda dhe krijuan një skenë kaotike në pistë. Organizatorët vendosën menjëherë ndërprerjen e garës dhe më pas anulimin e saj.

Dy pilotët, Jenner dhe Richardson, pësuan lëndime të rënda fatale dhe nuk mundën t’i mbijetonin aksidentit, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve mjekësore. Lajmi i ndarjes së tyre nga jeta ka shkaktuar tronditje në komunitetin sportiv dhe te ndjekësit e motosporteve, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet edhe një deklaratë zyrtare nga organizatorët e kampionatit.

Të fundit