Flash News

Bota

Dy të vrarë dhe një i plagosur rëndë në një sulm me armë në një fabrikë në Gjermani

Dy të vrarë dhe një i plagosur rëndë në një

Një ngjarje tragjike ka tronditur Gjermaninë jugore, ku dy persona janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me armë në një fabrikë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, rreth orës 17:45, në qytetin Bad Friedrichshall, në shtetin Baden-Württemberg.

Sipas raportimeve, një person i armatosur dhe i maskuar hyri në fabrikën e kompanisë ‘Hänel’ dhe hapi zjarr ndaj punonjësve.

Shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet dhe kërkimet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.

Zona është rrethuar nga policia dhe ekipet e emergjencës, ndërsa qyteti është tronditur nga ky akt i rëndë dhune.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e këtij sulmi të përgjakshëm.

Të fundit