Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dy vite ‘bashkëjetesë’ me Covid-19/ Omicron sjell një fazë të re, a po shkojmë drejt endemisë?

Pas dy vjetësh me infektime, viktima dhe kufizime, koronavirusi duket se ka marrë një formë të re. Varianti i ri Omicron është duke u përhapur më shpejt se çdo variant tjetër, por rezulton të jetë më pak i ashpër. Flitet se pandemia shpejt mund të njihet si endemi.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka marrë vendim më 19 janar që maskat të mos jenë më të detyrueshme. COVID-certifikatat, që dëshmojnë vaksinimin e plotë kundër koronavirusit ose testimin negativ, nuk do të kërkohen më. Udhëzimet për të punuar nga shtëpitë, do të pushojnë po ashtu.
Johnson ka thënë se kufizimet hiqen, pasi shkencëtarët e Qeverisë së tij besojnë se infeksionet e shkaktuara nga varianti Omicron, kanë arritur tashmë kulmin. Në ditën kur ka shpallur vendimin, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar mbi 108 mijë raste të reja, por numri i viktimave është në rënie.
“Ne do t'i besojmë gjykimit të popullit britanik dhe nuk do t’i penalizojmë më ata që nuk vendosin maska”, ka thënë Johnson.
Edhe në Spanjë, kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se numri i viktimave nga koronavirusi është në rënie dhe se qytetarët do të duhet të mësojnë të jetojnë me të, ashtu siç jetojnë me shumë viruse të tjera. Në Portugali, presidenti Marcelo Rebelo de Sousa ka deklaruar qysh në fjalimin e Vitit të Ri se vendi i tij “ka kaluar në fazën endemike”. Ministri i Shëndetësisë i Francës, Oliver Veran, ka thënë se normat e larta të infeksionit në Francë dhe niveli i lartë i vaksinimit mund të nënkuptojnë se kjo do të jetë vala e fundit e pandemisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar, duke thënë se është shumë herët për të parashikuar se kur do të përfundojë pandemia.
“Omicroni mund të jetë më pak i ashpër, por të thuhet se është sëmundje e lehtë, është mashtrim. Një gjë e tillë e dëmton trajtimin e përgjithshëm dhe kushton më shumë jetë”, ka thënë drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Drejt endemisë?
Varianti Omicron i koronavirusit është identifikuar për herë të parë në Afrikë të Jugut, në muajin nëntor. Që atëherë është përhapur në qindra vende të botës, duke u bërë dominues në disa. OBSH-ja e ka etiketuar si shqetësues dhe ka paralajmëruar se përhapet më shpejt. Kjo është konfirmuar edhe në terren.
Për shembull në Evropë, disa vende, përfshirë Gjermaninë, Francën, Çekinë, kanë raportuar javëve të fundit shifra rekorde të të infektuarve, të papara në ndonjë fazë tjetër të pandemisë. Por, në shumicën prej tyre, situata në spitale ka qenë më e qëndrueshme se gjatë valëve të mëparshme.
Norma mesatare e vaksinimit në rajonin e Bashkimit Evropian aktualisht është 69 për qind. Disa ekspertë të shëndetësisë besojnë se numri i lartë i të infektuarve, që krijojnë imunitet natyror, bashkë me numrin e të vaksinuarve do ta fusin pandeminë në një fazë të re, apo do ta shndërrojë atë në endemi.
Kalimi i një sëmundjeje infektive nga pandemia në endemi ndodh kur virusi gjendet rregullisht në një zonë të caktuar ose në mesin e njerëzve, por është më i menaxhueshëm për shkak të imunitetit më të madh të popullsisë. Ftohja e zakonshme dhe gripi janë shembuj të infeksioneve virale endemike, me të cilat njerëzit përballen më së shpeshti.
Bernard Camins, specialist i sëmundjeve infektive pranë institutit shëndetësor Mount Siani në Nju Jork, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se pandemia COVID-19 do të shndërrohet në endemi - ndoshta edhe brenda disa muajve - dhe se do të prekë vetëm grupe të caktuara njerëzish.
“Përfundimisht, nëse shumë njerëz do të kenë një lloj imuniteti, COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusi] do të vazhdojë ta infektojë shoqërinë, por jo shumë njerëz do të shkojnë në spital, jo shumë njerëz do të përfundojnë në ventilatorë. Do të preken më shumë njerëzit me sistem të komprometuar imunutar, ose ata që nuk janë vaksinuar, ose nuk kanë qenë të infektuar më parë”.
“Por, në aspektin më të gjerë, unë shpresoj se nuk do të ketë nevojë për izolim nga COVID-i, sepse shumica e njerëzve nuk do të sëmuren dhe nuk do të përfundojnë në spital. Unë dua të jem optimist se kjo do të ndodhë në vjeshtë, por mund të jetë edhe viti 2023”, thotë Camins.
Jehonë kësaj teorie i bëjnë edhe specialistë të tjerë. Njëri nga virologët kryesorë belgë, Peter Piot, ka thënë për mediat belge se pandemia është duke hyrë në një fazë të re, falë normave të larta të vaksinimit dhe infeksionit natyror.
“Është e qartë se ne po kalojmë në një fazë të re. Virusi po ndryshon, po ndryshon gjatë gjithë kohës. Varianti Omicron është shumë më i transmetueshëm, shumë më ngjitës, por shkakton sëmundje më pak të rëndë”.
“Së dyti, falë vaksinimit, numri i viktimave ka rënë dhe në njësitë e kujdesit intensiv ka më pak njerëz. Kjo, kur kombinohet me infeksionin natyral, do të thotë se kemi imunitet kolektiv. Po ashtu, kemi më shumë përvojë në atë që duhet bërë për ta zvogëluar rrezikun”, ka thënë Piot.
Është fakt që bota ka më shumë mjete se më parë për të luftuar pandeminë, nisur nga testet e shpejta deri te kapacitetet për të prodhuar vaksina në masë. Kompania farmaceutike Moderna, madje, ka thënë se është duke punuar në kombinimin e vaksinës së COVID-it me atë të gripit stinor, në mënyrë që njerëzit të forcojnë imunitetin vazhdimisht, pa pasur nevojë të shpohen shpesh.
“Qëllimi është që të kemi një dozë të vetme vjetore dhe, kështu, nuk vijmë në situata kur njerëzit nuk pajtohen për marrjen e tri dozave në dimër”, ka thënë shefi i Modernës, Stephane Bancel.
“Ata do të marrin vetëm një dozë: përforcuese për koronën dhe përforcuese për gripin”, ka thënë ai.
Edhe pse numri i vaksinave të dhëna kundër koronavirusit po i afrohet 10-miliardëshit, pabarazitë mbeten. Sipas të dhënave të OBSH-së, mbi 85 për qind e popullsisë së Afrikës nuk ka marrë asnjë dozë të vetme, ndërsa 36 shtete anëtare të OBSH-së nuk kanë arritur as 10% të mbulimit me vaksina. Çështja është problematike - ndonëse në shkallë më të vogël - edhe në disa vende të zhvilluara. Gjermania, për shembull, ka mbi 3 milionë njerëz mbi moshën 60-vjeçare të pavaksinuar plotësisht.
Do të shohim variante të reja
Nisur nga kjo, doktor Bettie Steinberg, virologe në Institutin për Kërkime Mjekësore Feinstein në SHBA, thotë për Exposenë se bota do të shohë variante të reja të koronavirusit.
“Kjo nuk ka gjasa të ndodhë në javët e ardhshme. Por po, mendoj se do të vazhdojmë të shohim variante derisa shumica e botës të jetë imune ose të vaksinohet. Unë mendoj se përgjigje duhet të jenë vaksinat”, thotë Steinberg, e cila nuk beson se pandemia është shumë afër shndërrimit në endemi:
“Me COVID-in nuk jemi ende atje dhe nuk e di edhe sa kohë do të duhet për të arritur fazën e endemisë. Dikur do të ndodhë. Do të kemi një situatë, ku thjesht do të jetojmë me këtë virus, ku disa njerëz do të sëmuren, por shumica jo”.
E pyetur se çfarë ka ndodhur me pandemitë e koronaviruseve në të kaluarën, Steinberg shpjegon:
“Koronaviruset e tjera, në të kaluarën, janë bërë endemike dhe ato i shkaktojnë këto ftohjet që kemi sot. Janë dy koronaviruse që kanë qenë problematike kohëve të fundit: MERS dhe SARS. Asnjëri prej tyre nuk ka shkaktuar pandemi. Që të dy kanë shkaktuar sëmundje aq të rëndë, saqë janë zhdukur. Këto dy viruse nuk qarkullojnë më. Nuk shohim probleme me to, nuk janë endemike. Por, koronaviruset e tjera që tani shkaktojnë ftohje, kanë ndodhur qindra mijëra vjet më parë”./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38