Flash News

Bota

Dyfishimi i shifrave me COVID-19, qeveria e Zvicrës njofton masat e reja

Dyfishimi i shifrave me COVID-19, qeveria e Zvicrës njofton masat e reja

Zvicra është një tjetër shtet që po përballet me rritje alarmante të shifrave me koronavirus. Gjatë javës së fundit rastet e reja, numri i viktimave dhe shtrimet në spitale janë dyfishuar.

Për të frenuar përhapjen e virusit, qeveria federale do të ashpërsojë masat. Sipas medieve zvicerane, masat që do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme janë:

Restorantet dhe lokalet tjera gastronomike do të mbyllen në orën 22:00, ndërsa pub-et nuk do të lejohen. Në aktivitetet sportive nuk do të lejohen tifozët. Grumbullimet mbi 10 persona do të jenë të ndaluara. Maskat do të jenë të detyrueshme në publik.

Të fundit