Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dyshime mbi veprimet e Rusisë lidhur me furnizimin me gaz të Evropës

Me ardhjen e dimrit në Evropë dhe rritjen e çmimeve të energjisë, po rriten tensionet mbi sigurimin e gazit nga Rusia — veçanërisht përmes gazsjellësit Yamal-Evropë që kalon përmes Polonisë dhe Bjellorusisë.
Por Yamal është vetëm një element i një rrjeti kompleks të infrastrukturës së gazit, i krijuar jo vetëm nga nevojat e energjisë, por edhe nga interesat më të gjera ekonomike dhe politika, përfshirë mosmarrëveshjet midis Rusisë dhe Ukrainës.
Gazsjellësi i hapur në vitin 1994, përshkon mbi 2,000 kilometra deri në Gjermani nga qyteti Torjok në Rusinë qendrore, duke kaluar tranzit përmes Bjellorusisë dhe Polonisë.
Ai dërgon 30 miliardë metra kub gaz në Evropë çdo vit, duke e bërë atë një nga mjetet më të rëndësishme për furnizimin me gaz rus në kontinent.
Rusia i shet gaz Gjermanisë me një çmim më të ulët se sa Polonisë, pjesërisht për të kompensuar tarifat më të larta të tranzitit nga distanca më e gjatë.
Por kjo do të thotë se Polonisë i leverdis më shumë të blejë gaz rus nga Gjermania.
Një pjesë e gazit e shitur nga tregtarët gjermanë në Poloni rrjedh drejtpërdrejt në territorin polak, ose nëse kjo nuk është e mjaftueshme, tubacioni mund të funksionojë edhe në drejtim të kundërt për të dërguar më shumë gaz te fqinji lindor i Gjermanisë.
Që nga 21 dhjetori, gazsjellësi ka funksionuar në drejtim të kundërt, me gaz që rrjedh drejt lindjes në Poloni nga kufiri gjerman, sipas të dhënave nga kompania administruese Gascade, të para nga AFP.
Kjo do të thotë se gjatë ditëve të fundit, vetë Gjermania nuk ka marrë gaz nëpërmjet tubacionit Yamal.
Ndërkohë, gazi rus vazhdon të rrjedhë drejt Evropës përmes tubacioneve të tjera kryesore si Nord Stream I dhe TurkStream.
Nuk është e pazakontë që gazsjellësi Yamal të funksionojë në drejtim të kundërt për periudha të shkurtra, por në këtë rast të fundit kjo përkon me tensionin politik mbi frikën se Rusia mund të ndërhyjë në Ukrainë.
Presion politik
Në Gjermani, qeveria ka thënë se në rast të ndonjë "përshkallëzimi", do të dalë kundër një tjetër gazsjellësi, Nord Stream 2, i cili është ende në pritje të dritës jeshile nga autoritetet.
Disa shtete evropiane, si Polonia dhe Ukraina, kanë akuzuar Moskën dhe kompaninë ruse të energjisë Gazprom për ndërprerjen e furnizimit me gaz të Evropës për të ushtruar presion politik mes këtyre tensioneve.
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ndryshimi në rrjedhën e gazit përmes tubacionit Yamal është thjesht për shkak të luhatjeve të kërkesave dhe ka mohuar çdo motiv politik.
Gazprom, nga ana e tij, i ka quajtur akuzat se nuk po dërgon gaz të mjaftueshëm në Evropë "absolutisht të pabaza dhe të papranueshme" dhe fajësoi Gjermaninë se po përdor rezervat e saj për të furnizuar Poloninë fqinje.
Berlini të hënën mohoi çdo ndërhyrje nga ana e tij. "Nuk është qeveria ajo që vendos për flukset e gazit, por tregu, tregtarët," tha Ministria e Ekonomisë dhe Klimës.
George Zachmann, një specialist për çështjet e energjisë për institutin Bruegel me bazë në Bruksel, thotë se Gazprom mund edhe të jetë duke "favorizuar tubacionet e veta" përballë atyre që nuk i kontrollon 100%, siç është tubacioni Yamal.
Rezerva të ulëta
Një zëdhënëse e Ministrisë Gjermane të Ekonomisë dhe Klimës i tha AFP-së se "siguria e furnizimit vazhdon të jetë e garantuar". Por Berlini, i cili ka rezerva "relativisht të ulëta" gazi me rezervuarë të mbushur në kapacitetin vetëm 53 për qind, së shpejti mund të hasë "vështirësi", sipas presidentit të Shoqatës së Ekonomistëve të Energjisë, Christophe Bonnery.
“Nëse kontratat respektohen, nuk do të ketë probleme të paktën deri në mars”, tha zoti Zachmann.
Por "nëse Rusia nuk mundet ose nuk do të japë gaz për arsye teknike ose të tjera, atëherë furnizimet mund të bien". Mosmarrëveshja vjen ndërsa çmimet e gazit, janë shtatëfishuar që nga fillimi i vitit. Rritja mendohet të jetë pjesërisht për shkak të një dimri veçanërisht të ftohtë dhe një rritjeje të aktivitetit të lidhur me rekuperimin post-koronavirus të ekonomisë.
Duke qenë se 40% e gazit që konsumohet në Evropë vjen nga Rusia, dyshohet se Moska ka përfituar nga tensionet në tregun botëror për të pakësuar furnizimin dhe për të rritur çmimet. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në shtator i bëri thirrje Rusisë që të jetë një "furnizues i besueshëm" dhe të dërgojë më shumë gaz në Evropë. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38