Flash News

Bota

Dyshohet se drogoi një deputete, arrestohet senatori në Francë

Dyshohet se drogoi një deputete, arrestohet senatori në Francë

Një senator francez është arrestuar ditën e sotme në Paris pasi dyshohet se kishte droguar një deputete me qëllim që ta sulmonte seksualisht.

Mediat franceze raportuan se kanë konfirmuar se Joël Guerriau u arrestua me dyshimin se i kishte dhënë një gruaje një substancë narkotike që do ta bënte atë të humbiste kontrollin e veprimeve të saj që ai të abuzonte seksualisht me të.

Viktima ngriti një padi duke thënë se asaj i ishte dhënë substanca të martën në orët e mesnatës. Gruaja nuk u ndje mirë pasi kishte pirë një pije natën e së martës në të mërkurën në shtëpinë e senatorit, me të cilin nuk ishte në një lidhje romantike.

Senatori u arrestua sot dhe u dërgua në paraburgim. Sipas KRM-së, është kontrolluar zyra dhe shtëpia e tij ku është gjetur dhe lënda narkotike "ekstazi". 

Të fundit