Flash News

Bota

E diela, dita me më shumë viktima; një javë nga nisja e sulmeve, rreth 200 të vrarë

E diela, dita me më shumë viktima; një javë nga nisja e
Foto ilustruese

Izraeli nisi sulmet ajrore në orët e para të mëngjesit, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se veprimet do të vazhdonin derisa një "çmim i rëndë" t'i shkaktohej Hamasit, raporton Euronews.

Në një fjalim televiziv, Netanyahu tha se sulmi izraelit "me forcë të plotë" kundër Hamasit do "të marrë kohë". Ajo erdhi pas ditës më vdekjeprurëse të konfliktit në Gaza, pasi sulmet izraelite të dielën shkatërruan tre ndërtesa dhe vranë të paktën 42 njerëz.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha të paktën se 16 gra dhe 10 fëmijë ishin midis atyre që u vranë. 50 të tjerë u plagosën gjatë sulmeve të së hënës dhe dhjetra u nxorrën nga rrënojat.

Sulmi ajror, ku sapo kishte hyrë dita e dielë goditi në një zonë shumë të banuar, ku për pasojë tre ndërtesa të mëdha, u shkatërruan. Hamas gjithashtu lëshoi raketa drejt Izraelit.

Që kur filluan sulmet për dëbimin e palestinezëve nga Jeruzalemi Lindor, të paktën 188 palestinezë janë vrarë në Gaza, duke përfshirë 52 fëmijë dhe 31 gra. Ndërkohë kanë humbur jetën dhe tetë izraelitë, mes tyre një fëmijë, nga disa prej 3,100 raketave të lëshuara nga Hamasi.

Të fundit