Flash News

Bota

Sulme gjatë natës, Izraeli vret katër palestinezë

Sulme gjatë natës, Izraeli vret katër palestinezë

Të paktën katër palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite gjatë sulmeve ushtarake që ndodhën gjatë natës në zonat Jenin dhe Jerusalem të Bregut Perëndimor të okupuar.

Mohammad Hleil, zëdhënës i ministrisë palestineze të shëndetësisë, konfirmoi për vrasjen e tre palestinezëve nga fshati Biddu, Jeruzalemi veriperëndimor.

Forcat izraelite vranë gjithashtu një banor nga fshati Burqin, në jugperëndim të qytetit Jenin. Hleil tha se ka lajmë për një palestinez të pestë që u vra, por që ata nuk kanë marrë ende konfirmim.

Ndërsa operacionet ushtarake izraelite në qytetet dhe fshatrat e Bregut Perëndimor janë një realitet pothuajse i përditshëm gjatë muajve të fundit, sulmet e ushtrisë në zonën Jenin janë pritur me kundërpërgjigje nga banorët palestinezë.

Muajin e kaluar, ushtria izraelite vrau katër palestinezë në kampin e refugjatëve Jenin gjatë një operacioni që çoi në konfrontime të armatosura.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit