Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
E kërkuar prej 13 vitesh, terroristja e RAF: Luftova për liri, jo për para
Këto janë fjalët e një personazhi të pakorrigjueshëm që e sheh veten vetëm si viktimë. Dhe që vazhdon të përhapë slogane radikale të majta edhe sot e kësaj dite.
Terroristja e RAF, Daniela Klette 65-vjeçare u ankua për shtetin, mediat dhe autoritetet e rendit në “Süddeutsche Zeitung”.
Klette u arrestua nga hetuesit më 26 shkurt pas 13 vitesh e fshehur. Krime të shumta i janë atribuar që nga viti 1990, duke përfshirë tetë grabitje të armatosura.
Ajo aktualisht ndodhet në paraburgim në Vechta. Bashkëpunëtorët e saj të dyshuar, terroristët e RAF, Burkhard Garweg (55 vjeç) dhe Ernst-Volker Staub (70 vjeç), janë ende në arrati.
Klette i shkroi gazetës përmes avokatëve të saj. Në deklaratën e shkurtër, ajo mohoi të ketë tentuar vrasje – e gjitha ishte “denoncim” dhe “nxitje mediatike”.
“Zyra e prokurorit publik thotë se ne ishim të përgatitur të vrisnim njerëz për të mbledhur para, për të mbijetuar ilegalisht. Por, për njerëzit e së majtës revolucionare në Republikën Federale të Gjermanisë, kjo nuk do të kishte qenë kurrë një opsion”, thotë Klette e indinjuar.
Dhe më tej vijon “lufta për çlirim ka të bëjë gjithashtu me një botë pa lakmi për para, të lirë nga shfrytëzimi dhe çdo lloj shtypjeje
”.