Flash News

Bota

Sulme në zonat më të populluara gjatë natës/ Zelensky i zhgënjyer nga perëndimi: Po shikojnë nga distanca

Sulme në zonat më të populluara gjatë natës/ Zelensky i

Sulmet ajrore ruse kanë goditur gjatë natës zonën me popullsi të dendur Pozniake të Kievit.

Një bllok pallatesh u shkrumbua, ndërsa zjarrfikësit arritën të shuanin flakët teksa shpërthimet vazhduan të tronditnin qytetin.

Të paktën tetë persona janë plagosur në Pozniake. Qielli u ndriçua gjithë natën nga shpërthimet. Sirenat po bien ende ndërsa shtetrrethimi gjatë natës u hoq në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha një deklaratë për mediat, ku tha se janë shkatërruar pallatet, ku jetojnë 2.8 milionë njerëz. Ai shtoi se banorëve u është thënë të strehohen në bunkerë.

Ndërkohë Rusia po intensifikon sulmin e saj në Kiev, pas përparimeve në qytetet ukrainase në lindje, veri dhe jug. Ukraina thotë se të paktën 137 civilë dhe ushtarë u vranë dje - ditën e parë të pushtimit

Por Zelensky vuri në pikëpyetje fuqinë e sanksioneve perëndimore në fjalimin e tij këtë mëngjes duke thënë: "si dje, forcat më të fuqishme në botë po shikojnë nga një distancë".

"Rusia u godit me sanksione dje, por këto nuk janë të mjaftueshme për të larguar këto trupa të huaja nga toka jonë. Vetëm përmes solidaritetit dhe vendosmërisë mund të arrihet kjo", shtoi ai.

 

 

 

Të fundit