Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
E para me një dozë të vetme, vaksina Johnson & Johnson merr mbështetjen e ekspertëve
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave FDA tha të Premten në mbrëmje se do të "punojë shpejt" për të autorizuar vaksinën e Covid-19 Johnson & Johnson, menjëherë pasi një komision ekspertësh rekomandoi unanimisht vaksinën.
Në një deklaratë, agjencia tha se ka njoftuar kompaninë dhe zyrtarët federalë të përfshirë në shpërndarjen e vaksinave për ta bërë të disponueshme pasi ofrohet vetëm me një dozë të vetme.
FDA mund të lëshojë një autorizim të përdorimit emergjent të shtunën, për disa miliona doza të para pasi edhe është relativisht e thjeshtë për tu ruajtur, trajtuar dhe administruar gjatë javës së ardhshme.
Të premten, komiteti këshillimor i vaksinave të agjencisë miratoi vaksinën Johnson & Johnson, e cila do të jetë vaksina e tretë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara dhe e para që kërkon vetëm një dozë të vetme, shkruan washingtonpost.
Vaksina e tretë do të mbërrijë ndërsa Shtetet e Bashkuara këtë javë shënuan momentin e zymtë të viktimave nga Covid-19, 500,000 vdekjeve në 24 orë.