Flash News

Bota

E pazakontë në Norvegji! Sulm me hark e shigjeta në supermarket, disa të vdekur

E pazakontë në Norvegji! Sulm me hark e shigjeta në supermarket,

Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë i sulmoi pasi përdori një hark dhe shigjeta.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Kongsberg në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo rreth orës 18:30 me kohën lokale (17:30 BST).

Shefi Oeyvind Aas tha se një i dyshuar është kapur dhe duket se ka vepruar vetëm. raporton BBC.

Raportohet se i dyshuari ka lëvizur në të gjithë qytetin dhe autoritetet kanë rrethuar disa zona të mëdha.

Raportet e mediave thonë se autori sulmoi brenda një supermarketi Coop Extra në anën perëndimore të Kongsberg.

Ende policia thotë se numri i viktimave është i paqartë. Të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalet aty pranë.

Të fundit