Flash News

Bota

“E sigurt dhe efektive”, tre shtetet që nuk do të rinisin vaksinimin me AstraZeneca pavarësisht rekomandimit të EMA

“E sigurt dhe efektive”, tre shtetet që nuk do të rinisin

Finlanda është bërë vendi i fundit skandinav që pezullon vaksinën AstraZeneca pavarësisht se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) doli në përfundimin se ajo ishte "e sigurt dhe efektive".

Autoriteti i shëndetit publik të vendit tha se dy njerëz patën mpiksjen e gjakut pasi u vaksinuan. Si rezultat, vaksinat do të pezullohen "derisa të ketë më shumë informacion”, raporton euronews.

Dhjetëra vende evropiane kishin pezulluar vaksinën pas raporteve të mpiksjes së gjakut.

Disa shtete si Italia, Gjermania dhe Spanja treguan se do të rinisnin vaksinimin me AstraZeneca pas rishikimit të sigurisë të EMA të Enjten.

Por Norvegjia, Suedia dhe Danimarka thanë se nuk do të tërhiqen nga pezullimet e tyre, duke u bazuar nga deklaratat e autoriteteve të tyre përkatëse shëndetësore.

 Autoriteti shëndetësor i Francës tha të Premten se vaksinimet mund të rifillojnë, por vetëm tek njerëzit mbi moshën 55 vjeç.

Të fundit