Flash News

Bota

Sulme të reja me dronë e raketa të rusëve në Ukrainë, raportohen 4 të vdekur

Sulme të reja me dronë e raketa të rusëve në

Sulmet ruse në disa qytete të Ukrainës vazhdojnë dhe në raportimet më të fundit, të paktën tre persona janë vrarë në një sulm me dron në një zonë të banuar të rajonit të Kievit.

Në qytetin e Rzhyshchiv, katet e sipërme të dy ndërtesave u goditën dhe një 11-vjeçar ishte mes viktimave. Edhe në qytetin portual të Sevastopolit u raportuan shpërthime nga banorët.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia ka lëshuar më shumë se 20 dronë, si dhe raketa dhe predha.

Duke iu referuar largimit të presidentit kinez Xi Jinping nga Rusia, Zelensky tha se sa herë që “dikush përpiqet të dëgjojë fjalën “paqe” në Moskë, jepet një urdhër tjetër për të nisur sulmet”.

Të martën, presidenti Vladimir Putin tha se shumë dispozita të një plani 12-pikësh të paqes kineze “mund të merren si bazë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, sa herë që Perëndimi dhe Kievi të jenë gati për këtë”.

Plani nuk bën propozime specifike dhe nuk kërkon në mënyrë eksplicite që forcat ruse të largohen nga territori i Ukrainës.

Të fundit