All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Egjipti garant që të ndihmojë evakuimin e afro 7,000 shtetasve të huaj nga Gaza

All - Paragraf - 1

Egjipti garant që të ndihmojë evakuimin e afro 7,000 shtetasve

Egjipti po përgatitet të lehtësojë evakuimin e rreth 7,000 shtetasve të huaj në Gaza nga më shumë se 60 vende nëpërmjet kalimit Rafah, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme egjiptiane.

All - Paragraf - 3

Njoftimi vjen pas një takimi midis zyrtarëve të ministrisë së jashtme dhe ambasadorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të huaj në Kajro, thuhet në deklaratë.

Zyrtarët egjiptianë thonë se plani i evakuimit do të kryhet "në përputhje me rregulloret dhe ligjet qeverisëse të Egjiptit, dhe rolin që i takon çdo misioni të huaj në pritjen e shtetasve të tij nga vendkalimi Rafah".

Shtetasit e parë të huaj mundën të kalonin nga Gaza në Egjipt të mërkurën. Evakuimet rifilluan të enjten dhe pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ambulancat në pritje: Njëzet ambulanca kanë mbërritur në vendkalimin Rafah në anën egjiptiane, duke pritur për të marrë palestinezët e plagosur, tha një zyrtar kufitar egjiptian për CNN në vendkalimin të enjten.

Një zyrtar i qeverisë egjiptiane konfirmoi për CNN se 45 palestinezë të plagosur kaluan në Egjipt nga Gaza të mërkurën dhe aktualisht janë duke u trajtuar në spitale të ndryshme. Më shumë pritet të mbërrijnë të enjten.

Sipas Al-Qahera News të lidhur me shtetin egjiptian, 70 kamionë humanitar që transportonin ndihma janë parkuar gjithashtu jashtë pikës kufitare, në pritje për të hyrë në Gaza.

Të fundit