Flash News

Bota

Çeki/ 840 kg kokainë hyn ‘gabimisht’ në supermarket, ishte fshehur në kutitë me banane

Çeki/ 840 kg kokainë hyn ‘gabimisht’ në

Një ngarkesë prej 840 kilogramë kokainë është vënë re në një supermarket në Çeki.

Sipas Daily Mail, droga sihte fshehu rbrenda kutive me banana që tregtoheshin në supermarket dhe është gjetur nga stafi. Ngarkesa me kokainë kishte vlerë 68 milionë funte, ndërsa besohet se ka ardhur nga Amerika Qendrore.

Kutitë ishin dërguar ‘gabimisht’ në dyqane në qytetet Jicin dhe Rychnov nad Kneznou, në rajonin verior të Republikës Çeke.

Oficerët po kontrollojnë dyqane të tjera në vend ku u dorëzuan kutitë e bananeve nga e njëjta ngarkesë. Policia tha se po bashkëpunonin për rastin me homologët e tyre nga vende të tjera.

Vlera në rrugë e drogës vlerësohet të jetë më shumë se 2 miliardë korona çeke.

Të fundit