
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
Republika Çeke dhe Sllovakia formuan një shtet të përbashkët në qendër të Evropës për më shumë se shtatëdhjetë vjet deri në vitin 1993, me përjashtim të viteve të Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1992, Çekosllovakia u shpërbë. Por pas ndarjes, të dy vendet lidhën marrëveshje të gjera ndërshtetërore në vitin 2000, katër vjet përpara se të anëtarësoheshin në BE. Këto kanë krijuar marrëdhënie, veçanërisht në fushën gjuhësore dhe sociale, të cilat shkojnë përtej anëtarësimit të përbashkët në BE: sllovakishtja dhe çekishtja njihen në të dy vendet si "gjuhë të kuptueshme përgjithësisht" që studentët mund t'i përdorin në vendin tjetër për të studiuar ose qytetarët për të komunikuar me autoritetet. Qeveria sllovake dhe ajo çeke takohen në takime të përbashkëta dhe udhëtimet e para në botën e jashtme të presidentëve, kryeministrave dhe ministrave të rinj janë gjithmonë në Pragë dhe Bratislavë.
Edhe në skenën ndërkombëtare, të dy vendet deri tani kanë ecur më së shpeshti në hap të rakorduar, ose të paktën shumë afër njëri-tjetrit. Me përjashtim të periudhës menjëherë pas shpërbërjes së Çekosllovakisë, kur regjimi nacionalist dhe autoritar i ish-kryeministrit Vladimir Meciar (1993-1998) e bëri Sllovakinë "vrimën e zezë të Evropës" dhe e përjashtoi atë nga vala e parë e zgjerimit të NATO-s si dhe nga integrimi në Bashkimin Evropian, sepse nuk i plotësonte kriteret demokratike.
Fico: As një plumb për Ukrainën
Me marrjen e detyrës së kabinetit të ri sllovak të udhëhequr nga partia nacional-konservatore Smer e Robert Ficos, e cila fitoi zgjedhjet në fund të shtatorit, çështja nëse Praga dhe Bratislava do të përballen me një përsëritje të epokës Meciar duket e mundur. Dhe nëse, siç tha një diplomat i Pragës, "nëse Sllovakia do të ketë sukses të mbetet në orbitën çeke". Apo nëse lideri autoritar hungarez Viktor Orban, i cili në mënyrë të përsëritur dhe pa mëdyshje e mbështeti Fico-n përpara zgjedhjeve, do të tërheqë në anën e tij qeverinë e re sllovake.
Pika kryesore e konfliktit është ndihma për Ukrainën kundër agresionit rus. Republika Çeke ka qenë dhe mbetet një nga mbështetëset kryesore të Ukrainës, si në aspektin e dërgesave të armëve, ashtu edhe të ndihmës financiare dhe humanitare.Kryeministri çek Petr Fiala ishte një nga tre burrat e parë evropianë të shtetit që vizitoi Kievin më 15 mars 2022, menjëherë pas fillimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Kryeministri i ri sllovak Fico, nga ana tjetër, dëshiron t'i japë fund ndihmës për Ukrainën. Një nga sloganet zgjedhore të partisë së tij Smer ishte "As një plumb më për Ukrainën". Ai gjithashtu bëri deklarata të ngjashme pas zgjedhjeve dhe tha në fillim të tetorit se "rrënjët e luftës në Ukrainë kthehen në vitin 2014, kur fashistët ukrainas vranë civilë me kombësi ruse".
Praga gjykon në bazë të veprimeve
Megjithatë, këto deklarata të ashpra janë pasuar me pak veprime deri tani, veçanërisht për shkak të presionit diplomatik të ushtruar nga Republika Çeke. Që në udhëtimet e para të politikanëve sllovakë që, si zakonisht, shkuan në Pragë, u bë e qartë se refuzimi i ndihmës për Ukrainën nuk është aq i dukshëm.
Qeveria në Bratislavë nuk do të anulojë asnjë kontratë të lidhur për dërgimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë, përfshirë ato të fabrikave shtetërore të armëve. "Gjithçka që zhvillohet mbi baza tregtare mbetet e pandryshuar dhe do të vazhdojë si më parë”, deklaroi ministri i ri i Jashtëm sllovak, Juraj Blanar, më 6 nëntor 2023 në Pragë, pas një takimi me homologun e tij çek Jan Lipavsky. "Sllovakia ka ofruar ndihmë të konsiderueshme humanitare për Ukrainën dhe ne duam ta vazhdojmë këtë ndihmë”.
Në këtë ndihmë, qeveria e re sllovake përfshin edhe çminimin, për të cilin Bratislava i ofron Kievit ndihmën e specialistëve sllovakë.
Në fillim të nëntorit, qeveria e re refuzoi në mënyrë të prerë ndihmën ushtarake në formën e municioneve me vlerë 40 milionë euro nga stoqet e ushtrisë sllovake, të planifikuara nga qeveria e mëparshme.
Por në Pragë, ne impresionohen me këtë "Unë nuk gjykoj me fjalë, por me veprime”, tha për DW ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky. "Dorëzimi i municioneve sllovake në Ukrainë, të cilat nuk janë të papërfillshme, vazhdon."
Fico dëshiron të vijë në Pragë
Kryeministri çek Petr Fiala po përpiqet gjithashtu të afrohet me qeverinë e re në Bratislavë. Ai u takua me Ficon në kuadër të takimit të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian në tetor 2023. "Ne do të kemi pikëpamje të ndryshme për një sërë çështjesh të politikës së jashtme, kjo është e vërtetë," tha ai pas takimit. "Mund të kemi ide të ndryshme për këtë apo atë temë, por duhet të kërkojmë një gjuhë të përbashkët, është detyra jonë dhe kështu i qasem kësaj çështjeje”. Dy krerët e qeverive ranë dakord që Fico të shkonte në Pragë sa më shpejt të ishte e mundur për udhëtimin e tij të parë tradicional jashtë vendit. U përmend data 24 nëntor.
Sipas burimeve diplomatike, pengesa kryesore është kërkesa e Ficos për t'u pritur nga presidenti Petr Pavel. Gjenerali Pavel, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s deri në vitin 2018, është qartësisht proukrainas. Sipas qarqeve diplomatike në Pragë, të dy qeveritë po negociojnë aktualisht një deklaratë publike nga Fico në favor të Kievit.
Çekët e duan Vishegradin vetëm me Tuskun
Edhe në fusha të tjera, Praga po përpiqet të shtyjë diplomatikisht Sllovakinë që të largohet nga Viktor Orbani. Kështu, qeveria çeke, e cila aktualisht kryeson grupin e vendeve të Vishegradit, refuzoi kërkesën e Ficos për të thirrur një samit të kryeministrave dhe ministrave të jashtëm të V4. Fico donte të impononteqë vendet e Vishegradit, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria, së bashku të refuzonin paktin evropian për migrimin. Si Hungaria ashtu edhe qeveria në largim e PiS në Varshavë janë kundër paktit të migrimit. Republika Çeke, nga ana tjetër, e mbështet atë.
Praga e hodhi poshtë kërkesën sllovake dhe tha se do të priste një qeveri të re polake të udhëhequr nga lideri proevropian i opozitës aktuale polake, Donald Tusk. "Ne nuk duam të takohemi vetëm për hir të takimit, por për t'u marrë me politikën reale në Evropën Qendrore," u tha. Ekspertët besojnë se me Tuskun, Polonia dhe Republika Çeke së bashku do të përpiqen të bëjnë presion mbi Ficon dhe të izolojnë Orbanin brenda Grupit të Vishegradit.
Edhe Hungaria po bën përpjekje
Hungaria e di mirë këtë. Kjo është arsyeja pse ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto nxitoi në Bratislavë më 07.11.2023, menjëherë pas vizitës së Blanarit në Pragë, për të takuar homologun e tij sllovak: "Ne nuk harrojmë vlerën e një fqinjësie të mirë me Hungarinë", tha Blanari pas takimit. Por tani për tani, edhe pas javëve të para të qeverisjes Fico, Sllovakia vazhdon t'i japë vendin e parë Republikës Çeke. Dhe duke e bërë këtë, qeveria Fico zgjedh gjithashtu orientimin aktual çek proevropian dhe, deri diku edhe një drejtim proukrainas./DW
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

