Flash News

Bota

Çekia rrezikon izolimin nga BE: Ministrat nuk dinë të flasin anglisht

Çekia rrezikon izolimin nga BE: Ministrat nuk dinë të flasin

Qeveria e re e Republikës Çeke rrezikon të izolohet nga Bashkimi Evropian, Shkak për këtë është bërë mungesa e ministrave të cilët e zotërojnë dhe e flasin gjuhën angleze, e cila mbetet gjuha e punës për BE-në.

Sipas The Guardian, administrata ere e cila mori detyrën një javë para Krishtlindjes, ka dhënë idenë e një imazhi “njollosur dhe të turpëruar me aftësi të dobëta anglishtfolëse.”

Ishte gazeta Hospodářské Noviny, e cila ngriti shqetësime për fenomenin për mënyrën se si “qeveria e Fialës do të përballojë kur vendi të marrë presidencën e radhës të BE-së në korrik, një përgjegjësi që sfidon aftësinë e ministrave për të komunikuar me politikanët e huaj.”

Hospodářské Noviny raportoi se disa ministra kyç nuk ishin të aftë të flisnin gjuhën angleze për të komunikuar me zyrtarë të lartë të BE-së.

Pesë nga 18 ministra të kabinetit pranuan se flisnin pak anglisht dhe thanë se do të mbështeteshin te përkthyes gjatë tubimeve evropiane. Kritikët e quajtën propozimin e tyre si të pamjaftueshëm, sepse ajo anashkalon rëndësinë e kontakteve ballë për ballë në seancat joformale, ku përgjithësisht mungojnë përkthyes.

Disa ministra thanë se anglishtja e tyre e punës ishte e besueshme. Të tjerët nuk u përgjigjën.

Të fundit