Flash News

Bota

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar pritet të shënojë rritjen më të lartë që nga 1941

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar pritet të
Foto ilustruese

Ekonomia e Britanisë së Madhe pritet që të rritet me 7.25% këtë vit, duke regjistruar kështu  ringritjen e saj më të madhe që nga viti 1941, bëri me dije Banka e Anglisë. Ekonomia britanike pësoi recesionin e saj më të madh në më shumë se 300 vjet, si rezultat i pandemisë Covid-19 dhe masave të vendosura për të frenuar përhapjen e virusit.

Banka e Anglisë tha se parashikimi i saj i realizuar më parë vlerësoi se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të rritej me 5% këtë vit, por rritja ndodhi më herët dhe më e lartë sesa pritej. Ajo ka publikuar edhe parashikimet e saj për vitin e ardhshëm.

Sipas bankës pritet një rritje prej 5.75% në vitin 2022.Nëse rritja kthehet aq shpejt sa pret banka qendrore, ekonomia britanike do të kompensojë të gjitha humbjet si pasojë e pandemisë deri në fund të këtij viti.

Burimi: Euronews

Të fundit