Flash News

Bota

Ekspertët amerikanë shprehen pro vaksinimit me Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç, rreziku i mundshëm

Ekspertët amerikanë shprehen pro vaksinimit me Pfizer për

Një komitet këshillues i SHBA-së mbështeti dhënien e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, duke i hapur rrugën vaksinimit të miliona fëmijëve, raportojnë mediat e huaja.

Paneli prej 18 anëtarësh i ekspertëve që këshillojnë Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) votuan unanimisht se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e saj.

FDA pritet të marrë vendimin e saj për vaksinën së shpejti. Ekspertët debatuan mbi rreziqet e mundshme të vaksinës, duke përfshirë inflamacionin e zemrës që u vu re te disa të rinj të rritur.

Fëmijët janë në rrezik më të ulët ndaj fazës së rëndë të COVID-19 sesa të moshuarit. Ekspertët thanë se duhej të vazhdonte mbikëqyrja për të përcaktuar nëse kishte ndonjë inflamacion të zemrës si rezultat i vaksinës.

Studimi i Pfizer gjurmoi 2,268 fëmijë të moshave 5 deri në 11 vjeç, të cilët morën dy injeksione me një distancë prej tre javësh. Fëmijët zhvilluan nivele të antitrupave që luftojnë virusin po aq të fortë sa adoleshentët dhe të rinjtë.

Të fundit