Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dyshohet tek një amerikan/ U shfaqën në internet, SHBA-ja po gjurmon se nga rrodhën informacionet shumë të klasifikuar

Dokumente të klasifikuara që u shfaqën në internet, me detaje që variojnë nga mbrojtja ajrore e Ukrainës deri te agjencia spiune e Izraelit, Mossad, ka bërë që zyrtarët amerikanë të përpiqen të identifikojnë burimin e rrjedhjes së informacioneve.
Disa ekspertë thonë se mund të jetë një amerikan ai që i ka nxjerrë dokumentet.
Zyrtarët thonë se gjerësia e temave të trajtuara në dokumente, të cilat prekin luftën në Ukrainë, Kinën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, sugjerojnë se ato mund të jenë nxjerrë nga një amerikan dhe jo nga një aleat.
“Fokusi tani është që kjo mund të jetë një rrjedhje nga SHBA-ja, pasi shumë nga dokumentet ishin vetëm në duart e SHBA-së”, tha Michael Mulroy, një ish-zyrtar i lartë i Pentagonit, në një intervistë për Reuters.
Zyrtarët amerikanë thanë se hetimi është në fazat e hershme dhe ata që e drejtojnë atë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që elementë pro-rusë të jenë prapa rrjedhjes, e cila shihet si një nga shkeljet më serioze të sigurisë që nga më shumë se 700,000 dokumente, video dhe dokumente diplomatike u shfaqën në faqen e internetit të WikiLeaks më 2013.
Ambasada ruse në Uashington dhe Kremlini nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
Pas zbulimit të rrjedhjes, Reuters ka shikuar më shumë se 50 dokumente të etiketuara "Sekret" dhe "Top Secret" që u shfaqën për herë të parë muajin e kaluar në faqet e internetit të mediave sociale, duke filluar me Discord dhe 4Chan.
Derisa disa nga dokumentet u postuan javë më parë, ekzistenca e tyre u raportua për herë të parë të premten nga New York Times.
Reuters nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur vërtetësinë e dokumenteve. Disa që japin vlerësime të viktimave në fushën e betejës nga Ukraina duket se janë ndryshuar për të minimizuar humbjet ruse.
Nuk është e qartë pse të paktën njëra është shënuar e paklasifikuar, por përfshin informacione tepër sekrete. Disa dokumente janë të shënuara "NOFORN", që do të thotë se ato nuk mund t'u jepen shtetasve të huaj.
Dy zyrtarë amerikanë i thanë Reuters të dielën se ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë që dokumentet të jenë përpunuar për të mashtruar hetuesit në lidhje me origjinën e tyre ose për të shpërndarë informacione të rreme që mund të dëmtojnë interesat e sigurisë së SHBA-së.
Në një deklaratë të dielën, Pentagoni tha se po shqyrtonte vlefshmërinë e dokumenteve të fotografuara që "duket se përmbajnë materiale të ndjeshme dhe shumë të klasifikuara".
Pentagoni ia ka referuar çështjen Departamentit të Drejtësisë, i cili ka hapur një hetim penal.
Një nga dokumentet, i datës 23 shkurt dhe i etiketuar "Sekret", përshkruan në detaje se si sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës S-300 do të varfërohen deri më 2 maj me normën aktuale të përdorimit.
Një informacion i tillë i ruajtur nga afër mund të jetë i dobishëm për forcat ruse dhe Ukraina tha se presidenti i saj dhe zyrtarët e lartë të sigurisë u takuan të premten për të diskutuar mënyrat për të parandaluar rrjedhjet.
Vëzhgimi i aleatëve
Një dokument tjetër, i shënuar "Top Secret" nga një përditësim i CIA-s nga 1 marsi, thotë se agjencia e inteligjencës Mossad po inkurajonte protesta kundër planeve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të forcuar kontrollet në Gjykatën e Lartë.
Dokumenti thoshte se SHBA-ja e mësoi këtë përmes inteligjencës sinjalizuese, duke sugjeruar se Shtetet e Bashkuara kishin spiunuar një nga aleatët e saj më të rëndësishëm në Lindjen e Mesme.
Një dokument tjetër jep detaje të diskutimeve të brendshme midis zyrtarëve të lartë të Koresë së Jugut rreth presionit të SHBA-së ndaj Seulit për të ndihmuar në furnizimin me armë ndaj Ukrainës dhe politikës së saj për të mos e bërë këtë.
Zyra e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha të hënën se vërtetimi i fakteve mbi dokumentet është një prioritet dhe se do t'i kërkonte SHBA-së të ndërmarrë hapa "të duhur" pas konfirmimit të detajeve.
Zyra e Yoon tha se mundësia që dokumentet të ishin të fabrikuara ose një produkt i ndërhyrjes së palëve të treta nuk mund të përjashtohet, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të "prishur aleancën do të përballet me pasoja".
Disa ligjvënës të Partisë Demokratike të opozitës kryesore të Koresë së Jugut shprehën "keqardhje të fortë" për akuzat për spiunazh, duke i quajtur ato një shkelje të qartë të sovranitetit kombëtar dhe një dështim të madh të sigurisë të administratës Yoon.
"Ne kërkojmë një hetim të plotë dhe kërkojmë që incidente të ngjashme të mos ndodhin," thanë ligjvënësit në një deklaratë të përbashkët.
Pentagoni nuk ka trajtuar përmbajtjen e ndonjë dokumenti specifik, duke përfshirë vëzhgimin e aleatëve.
Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se përderisa ekziston një shqetësim për rrjedhjen në Pentagon dhe agjencitë e inteligjencës, dokumentet treguan fakte që lidhen me një kohë rreth një muaj më parë dhe jo me aktualitetin.
Dy zyrtarët thanë se ushtria dhe agjencitë e inteligjencës po shikojnë proceset e tyre për të gjetur se si shpërndahen informacionet e intelegjencës brenda vendit.
Zyrtarët po shikojnë se çfarë motivesh do të kishte një zyrtar amerikan ose një grup zyrtarësh për të nxjerrë informacione të tilla të ndjeshme, tha një nga zyrtarët që foli për Reuters.
Zyrtari tha se hetuesit po shikonin katër ose pesë teori që variojnë nga një punonjës i pakënaqur deri te një kërcënim i brendshëm që donte në mënyrë aktive të minonte interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38