Flash News

Bota

Ekspertët e OBSH-së: Asnjë provë që Covid-19 u krijua në një laborator në Wuhan

Ekspertët e OBSH-së: Asnjë provë që Covid-19 u krijua

Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë të OBSH-së që hetojnë origjinën e Covid-19, e kanë hedhur poshtë teorinë që virusi erdhi nga një laborator.

Peter Ben Embarek, kreu i misionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha se ishte "jashtëzakonisht e pamundur" që virusi të ketë dalë nga një laborator në qytetin kinez të Wuhan. Ai tha se ishte e nevojshme më shumë punë për të identifikuar burimin e virusit.

Komentet erdhën në përfundim të një misioni të përbashkët OBSH-Kinë. Wuhan, në provincën perëndimore të Kinës Hubei, është vendi i parë në botë që u zbulua virusi. Që nga ajo kohë, më shumë se 106 milion raste dhe 2.3 milion vdekje janë raportuar në të gjithë botën.

Dr. Embarek tha në një konferencë për shtyp se hetimi kishte zbuluar informacione të reja, por nuk kishte ndryshuar në mënyrë dramatike fotografinë e shpërthimit. Ekspertët besojnë se virusi ka të ngjarë të ketë origjinën tek kafshët, para se të përhapet te njerëzit, por ata nuk janë të sigurt se si.

Ekspertët thanë se nuk kishte "asnjë indikacion" që virusi po qarkullonte në Wuhan para se rastet e para zyrtare të regjistroheshin atje në dhjetor 2019. Liang Wannian, një ekspert me Komisionin Shëndetësor të Kinës, tha se Covid-19 mund të ketë qenë në rajone të tjera para se të zbulohej në Wuhan. 

Të fundit