Flash News

Bota

Ekspertët e shëndetësisë kundërshtojnë planin e Biden: Jo dozë përforcuese për të gjithë amerikanët

Ekspertët e shëndetësisë kundërshtojnë planin e

Vetëm një muaj më parë, presidenti Joe Biden dhe këshilltarët e tij shëndetësorë njoftuan plane të mëdha për të ofruar së shpejti dozën përforcuese anti-Covid për të gjithë amerikanët.

Disa nga këshilltarët kryesorë mjekësorë të vendit "qortuan" Biden dhe kundërshtuan planin e Shtëpisë së Bardhë.

Një panel këshillues qeveritar hodhi poshtë me shumicë dërrmuese planin e Bidenit për të dhënë një vaksinë të tretë për të gjithë amerikanët dhe e rekomandoi dozën përforcuese për personat mbi 65-vjeç dhe për personat me sëmundje të rëndë.

Më 18 gusht, Biden tha se qeveria po përgatitej për të rritur pothuajse të gjithë mbrojtjen e amerikanëve. Ndoshta kjo deklaratë u bë dhe për të qetësuar amerikanët, të cilët ishin panikosur nga përhapja e variantit Delta, raporton AP.

"Parë nga një perspektivë globale, kjo është shpërdorim i një burimi të rrallë global, si pasojë e të cilit njerëzit do të vdesin," tha Dr Peter Lurie, president i Qendrës për Shkencë në Interes Publik.

Dr Leana Wen, një ish-komisionere e shëndetit, e cila këshillon rregullisht mbi pandeminë, tha se vendimi “nuk është vetëm ai i shkencës. Sepse kur ne po shqyrtojmë çështje siç duhet që doza shtesë të shkojnë për amerikanët ose njerëzit në të gjithë botën, ky nuk është vendimi i duhur për një komitet rregullator shkencor".

Të fundit