Flash News

Bota

Ekspertët gjermanë: Vaksina e AstraZeneca të mos përdoret te personat mbi 65 vjeç

Ekspertët gjermanë: Vaksina e AstraZeneca të mos përdoret te

Komiteti i vaksinave të Gjermanisë rekomandon që vaksina anti-Covid e kompanisë AstraZeneca duhet t'u jepet vetëm njerëzve të moshës nën 65 vjeç.

Një studim nga Komiteti i Përhershëm i Vaksinimit në Institutin Robert Koch të Gjermanisë ka zbuluar se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për efektivitetin e vaksinës për këtë grup-moshë, raporton BBC.

Studimet e efikasitetit për vaksinën AstraZeneca janë kryer deri më tani në një mostër të vogël të popullsisë së moshuar, kanë thënë rregullatorët e BE.

Agjencia Evropiane e Barnave do të vendosë të Premten nëse do të miratojë vaksinën për përdorim në të gjithë BE.

Mbretëria e Bashkuar ka përdorur vaksinën AstraZeneca në programin e saj të imunizimit masiv prej disa javësh, dhe zyrtarët e shëndetit publik thonë se vaksina është e sigurt dhe siguron "nivele të larta mbrojtjeje" kundër Covid-19.

Të fundit