Flash News

Bota

Ekspertët: Shtetet e pasura dështuan në dhurimin e vaksinave anti-Covid për vendet në nevojë

Ekspertët: Shtetet e pasura dështuan në dhurimin e vaksinave

Një panel ekspertësh të pavarur që monitorojnë përgjigjen e botës ndaj pandemisë Covid-19 kanë thënë se shtetet e pasura nuk kanë bërë mjaftueshëm për të dhuruar vaksina në vendet e varfëra, ku ato jashtëzakonisht të nevojshme, pasi varianti Delta nxit një valë të re në të gjithë botën.

Në maj, Paneli i Pavarur për Gatishmërinë dhe Përgjigjen Pandemike (IPPPR), bëri thirrje për rishpërndarjen e një miliard dozave të vaksinës së koronavirusit nga vendet me të ardhura të larta për të mbuluar nevojat e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në shtator, si dhe me një miliardë tjetër nga mesi i vitit 2022.

"Bota është larg përmbushjes së këtyre synimeve," tha Helen Clark, bashkë-kryetare e IPPPR në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në një konferencë të mërkurën. "Disa angazhime janë bërë, por shumë më tepër duhet bërë, dhe mund të bëhet urgjentisht", shtoi ajo.

Pandemia është përkeqësuar që kur IPPPR publikoi raportin e saj dhe varianti Delta po rrit rastet me koronavirus në gjithë botën. Sistemet shëndetësore të disa vendeve janë në prag të kolapsit, ndërsa numri i viktimave po rritet.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit