Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Eksperti amerikan: SHBA të sanksionojë Serbinë për lidhje ushtarake me Rusinë

Lufta në Ukrainë ka nxitur unitetin e vendeve perëndimore. Njëkohësisht, kjo periudhë vuri në dukje lidhjet e forta të Serbisë me Rusinë. Beogradi është ndër vendet e pakta që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, për të ndëshkuar sulmin e saj ndaj Ukrainës fqinje. Eksperti amerikan për politikë të jashtme në Fondin gjerman Marshall dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jason Steinbaum, thotë se është koha që administrata e Shteteve të Bashkuara të ndëshkojë Serbinë për lidhjet ushtarake me Rusinë dhe mos-harmonizim të politikave të jashtme me Perëndimin.
Serbia votoi pro rezolutës së Kombeve të Bashkuara që dënon sulmin rus në Ukrainë, por po vazhdon t’i rezistojë trysnisë së Perëndimit për vendosjen e sanksioneve kundër Moskës, në përpjekje për të ruajtur balancën midis aspiratave të saj evropiane, partneritetit me NATO-n dhe lidhjeve shekullore, fetare, etnike dhe politike me Rusinë.
Por, krahas tensioneve midis Perëndimit dhe Rusisë po shtohen edhe thirrjet ndaj Beogradit për të harmonizuar politikën e tij të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, bllokut që synon t’i bashkohet.
Eksperti i politikës së jashtme dhe zhvillimeve në Ballkan, Jason Steinbaum, thotë se administrata amerikane mund të shfrytëzojë një ligj të miratuar në vitin 2017, për t’i vënë sanksione Serbise, për shkak të blerjes së armëve ruse nga Beogradi.
“Ligji thotë se presidenti duhet t’i verë sanksione një vendi që angazhohet në transaksione domethënëse me ushtrinë, ose shërbimet ruse të zbulimit. Serbia ka importuar armë të rënda nga Rusia pas miratimit të këtij ligji. Ligji flet në një gjuhë detyruese, duke thënë se presidenti do të vendosë sanksione. Pra ligji nuk pyet nëse ka, ose jo vullnet për sanksione", thotë zoti Steinbaum për Zërin e Amerikës ndërsa shton se "as administrata e kaluar, as kjo e tanishmja nuk e kanë bërë një gjë të tillë, pavarësisht detyrimit ligjor. Pyetja është nëse ligji do të merret seriozisht dhe nëse Kongresi, që e ka miratuar atë, do të kërkojë një gjë të tillë”.
Ndër vite Serbia ka importuar një numër të konsiderueshëm armësh nga Rusia, duke blerë gjashtë avionë luftarakë MiG-29, 30 tanke T-72, 30 automjete të tjera të blinduara dhe sistemin e mbrojtjes ajrore Pantsir S1. Në janar të këtij viti një ngarkesë me raketa antitank Koornet mbërriti nga Rusia në Serbi, ndërsa Beogradi ka blerë edhe katër avionë MiG-29 nga Bjellorusia.
Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë shkojnë përtej tregtisë. Dy vendet kanë kryer edhe një seri manovrash të përbashkëta ushtarake.
Ditë më parë flamujt rusë dhe fotografitë e presidentit Vladimir Putin u panë rrugëve të Beogradit, në një shfaqje të rrallë publike të mbështetjes për Moskën pas sulmit të saj kundër Ukrainës.
“Disa thonë se nëse Serbia u bashkangjitet sanksioneve kundër Rusisë, protesta mund të ishte dy herë më e madhe. Sa mund të durojnë? Varet nga presioni që Perëndimi mund, ose dëshiron të ushtrojë dhe nëse është gati që më në fund t’i thotë Serbisë se nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë” , thotë zoti Steinbaum.
Raporti midis Kosovës dhe Serbisë shihet si një nga çështjet më urgjente në këtë pjesë të Evropës.
Zyrtarët rusë kanë përdorur rastin e Kosovës për të justifikuar aneksimin e Krimesë dhe njohjen e dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës.
“Kosova është përballur me një fushatë gjenocidale, në të cilën popullsia e saj është dëbuar, mijëra e mijëra janë vrarë dhe mijëra gra janë dhunuar. Kjo nuk ka ndodhur në Ukrainë. Unë e kundërshtoj krahasimin me gjithë zemër. NATO ka vepruar bazuar në një tragjedi humanitare, që po ndodhte në Kosovë, e kryer nga Millosheviçi. Ukrainasit nuk kanë bërë të njëjtën gjë në Krime dhe ato rajone. Të gjitha pretendimet që po vijnë nga Moska janë false”, thotë eksperti i Forndit gjerman Marshall.
Ditë më parë qeveria e Kosovës themeloi grupin punues ndërinstitucional, që synon përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, mes shqetësimeve se agresioni i Rusisë në Ukrainë, mund të nxisë destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, një synim vështirë i realizueshëm sipas analistit Steinbaum.
“Për t’u anëtarësuar në NATO duhen votat e të gjitha vendeve anëtare. Janë katër vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Kjo paraqet problem për Kosovën. Por, nëse mundemi ta bëjmë duhet ta bëjmë, sepse Kosova ka harmonizuar politikën e jashtme dhe atë të sigurisë me perëndimin, po marrin pjesë në misione paqeruajtëse me Shtetet e Bashkuara, dhe kanë ofruar aq mbështetje sa munden për Ukrainën”, tha zoti Steinbaum për Zërin e Amerikës.
Do të ishte e vështirë që trupat ruse të arrinin në Ballkan pa angazhuar forcat e NATO-s të stacionuara në të gjitha vendet fqinje. Por Moska mund ta destabilizojë rajonin, siç bën tashmë, me ndihmën e aleatit të saj Serbisë, thotë eksperti Steinbaum.
“Nuk do të prisja diçka të tille meqenëse NATO-ja ka një prani atje. Sidoqoftë, duhet të ndiqen zhvillimet në Serbi sepse kanë lidhje midis Serbisë dhe Rusisë. Vendet janë stërvitur ushtarakisht për disa vite, veçanërisht me Presidentin Vuçiç në pushtet dhe Rusia ka prani më të madhe atje. Kjo është diçka që duhet të ndiqet me kujdes”.
Por ai nuk shprehet me kaq optimizëm edhe për Bosnjen dhe Hercegovinën.
“Duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje atij rajoni, sepse nëse ka një pjesë ku mund të shpërthejë dhuna, do të thoja se mund të ndodhte atje”, thotë ai.
Bosnja dhe Hercegovina vazhdon të përballet me krizë të thelluar politike që nga përfundimi i luftërave të viteve 90 në Ballkan, ndërsa serbët e Bosnjës sfidojnë institucionet shtetërore në kuadër të përpjekjeve të gjata të tyre për t’u shkëputur dhe bashkuar me Serbinë fqinje./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38