Flash News

Bota

Ekspertja e OKB-së: Në kampet e Sirisë, gra dhe fëmijë jetojnë në kushte çnjerëzore, të riatdhesohen

Ekspertja e OKB-së: Në kampet e Sirisë, gra dhe fëmijë
Foto Ilustruese

Ekspertët e të drejtave të Kombeve të Bashkuara kërkuan të hënën nga 57 shtete të riatdhesojnë gati 10,000 qytetarë të tyre, gra dhe fëmijë që po qëndrojnë në kampet e Sirisë në kushte "çnjerëzore".

Sipas ligjit ndërkombëtar, këto shtete kanë për detyrë të riatdhesojnë shtetasit e tyre dhe, nëse ka prova, të ndjekin penalisht të rriturit për krime lufte ose vepra të tjera në gjykime të drejta në gjykatat e tyre të brendshme, thanë ekspertët.

Rreth 9,462 gra dhe fëmijë të huaj janë midis më shumë se 64,600 personave të ndaluar në kampet al-Hol dhe Roj, të drejtuara nga autoritetet kurde siriane, ku shumica e banorëve janë shtetas irakienë dhe sirianë.

"Çështja është urgjente ekstreme", tha Fionnuala Ní Aoláin, raportuese speciale e KB për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ajo e quajti listën e 57 vendeve, që përfshijnë Britaninë, Kinën, Francën, Federatën Ruse dhe Shtetet e Bashkuara, një "listë turpi". Ajo gjithashtu dënoi "një mbështetje në heqjen e kombësisë", duke theksuar se ishte e paligjshme të linte dikë pa shtetësi.

"Këto gra dhe fëmijë po jetojnë në ato që mund të përshkruhen vetëm si kushte të tmerrshme dhe çnjerëzore... Kushtet në këto kampe mund të arrijnë pragun e torturave, trajtimit çnjerëzor dhe degradues sipas ligjit ndërkombëtar", tha Ní Aoláin.

Të fundit