Flash News

Bota

Çekia rikthen orën policore, masat e vendosura së fundmi nuk kishin arritur të ulnin shkallën e infeksionit

Çekia rikthen orën policore, masat e vendosura së fundmi nuk

Çekia është shteti i radhës që rikthen orën policore. Qeveria çeke vendosi kufizimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri në 05:00, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo vendim do të jetë në fuqi deri më 3 nëntor. Qeveria ka shtuar kufizimet tre herë në dy javët e fundit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Ministri i Shëndetësisë Roman Prymula, tha se masat e vendosura deri më tani siç është mbyllja e bareve, restoranteve, dyqaneve për shitje me pakicë dhe shkollave  nuk kishin arritur të ulnin shkallën e infeksionit.

Të fundit