Flash News

Bota

Elon Musk ironizon protestuesit në Wisconsin: Përshëndeteni Sorosin nga ana ime

Elon Musk ironizon protestuesit në Wisconsin: Përshëndeteni

Miliarderi Elon Musk ka ironizuar protestuesit gjatë një takimi në Wisconsin, ku po diskutonte mbi kërcënimet me vdekje që ka marrë që kur u bë kreu i agjencisë DOGE dhe për tentativat e vrasjes ndaj Donald Trump.

Teksa një protestues e ndërpreu fjalën e tij, Musk reagoi me ironi: “Ishte e pashmangshme që të paktën disa operativë të Sorosit të ishin në audiencë. Përshëndeteni Sorosin nga ana ime”, deklaratë e cila u bë virale në platformën X.

Musk ka ofruar 1 milion dollarë për dy votues në Wisconsin që kanë nënshkruar një peticion kundër gjyqtarëve “aktivistë” dhe po shpërndan 100 dollarë për çdo nënshkrim tjetër, në përpjekje për të shmangur fitoren e kandidatëve të majtë në garën për Gjykatën Supreme.

Protesta globale kundër Elon Musk
Ndërkohë, mijëra njerëz kanë protestuar në mbarë botën para salloneve të Teslës, duke kundërshtuar Musk dhe rolin e tij në politikën amerikane me Donald Trump. Protestat u mbajtën në SHBA, Australi, Kanada, Irlandë, Gjermani, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë vende të tjera.

Në Irlandë, demonstruesit dolën me parullën “Shkatërro fashistin”, ndërsa në Zvicër mesazhi kryesor ishte “Poshtë DOGE”, duke iu referuar Departamentit të Musk për Efiçencën Qeveritare, një organ federal i ri që synon uljen e shpenzimeve të shtetit.

Me rreth 200 protesta në mbarë botën, Musk vazhdon të mbetet një figurë e debatueshme, mes mbështetësve dhe kritikëve të tij.

Të fundit