Flash News

Bota

Elon Musk më i pasuri në botë sipas Forbes dhe Bloomberg

Elon Musk më i pasuri në botë sipas Forbes dhe Bloomberg

Elon Musk është bërë personi i parë që ka arritur një pasuri prej më shumë se 400 miliardë dollarësh, sipas vlerësimeve nga “Forbes” dhe “Bloomberg”. Pasuria e tij përbëhet kryesisht nga aksionet në kompaninë e automjeteve elektrike “Tesla” dhe kompaninë hapësinore “SpaceX”.

Revista amerikane “Forbes” vlerësoi pasurinë e Musk në 431,2 miliardë dollarë, ndërsa “Bloomberg” tha se ajo ishte afërsisht 447 miliardë dollarë. Rritja e çmimit të aksioneve të “Tesla-s” pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve ka kontribuar ndjeshëm në pasurimin e 53-vjeçarit.

Spekulimet sugjerojnë se “Tesla” mund të përfitojë nga marrëdhënia e ngushtë e Musk me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, të cilin ai e mbështeti me miliona dollarë gjatë fushatës zgjedhore. Përveç kompanive të tij kryesore, Musk drejton gjithashtu platformën “X”, zhvilluesin e inteligjencës artificiale “xAI” dhe “Neuralink”, që punon me implantet e trurit.

Në vendin e dytë renditet themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, me një pasuri të vlerësuar mbi 240 miliardë dollarë.

Të fundit