Flash News

Bota

EMA vendos të shqyrtojë vaksinën kineze: Do marrë pak kohë

EMA vendos të shqyrtojë vaksinën kineze: Do marrë pak
Foto ilustruese

Agjencia Evropiane e Barnave, ka njoftuar se ka filluar të shqyrtojë vaksinën anti-Covid kineze. EMA nuk dha një afat se kur do të merret vendimi përfundimtar, por shtoi se procesi do të marrë pak kohë.

"EMA do të vlerësojë pajtueshmërinë e vaksinës me standardet e zakonshme të BE për efektivitetin, sigurinë dhe cilësinë," shkroi EMA.

Sinovac ka treguar nivele të ndryshme të efikasitetit në studime të ndryshme që variojnë midis 51 deri 82%. Shqipëria e ka përdorur vaksinën kineze edhe pse ende nuk është aprovuar nga EMA.  

Të fundit