Flash News

Bota

Emetimi i gazeve serrë, vetëm këto 5 vende shkaktuan rreth 6 trilion euro dëme në pjesën tjetër të botës

Emetimi i gazeve serrë, vetëm këto 5 vende shkaktuan rreth 6

Ndikimi ekonomik i emetuesve kryesorë të gazit serrë në disa vende tani mund të llogaritet falë një studimi të ri të publikuar të martën.

Historikisht, vendet e pasura kanë emetuar më së shumti gazra serë. Kjo ka bërë që aktivistët mjedisorë dhe disa zyrtarë qeveritarë t'u bëjnë thirrje këtyre shteteve të industrializuara që të paguajnë shumat më të larta dhe madje të ofrojnë dëmshpërblime për vendet më të varfra.

Studimi nga Kolegji Dartmouth me bazë në SHBA evidentoi se një grup i vogël ndotësish ka shkaktuar humbje ekonomike prej triliona dollarësh për shkak të ngrohjes së shkaktuar nga emetimet e tyre.

10 emetuesit kryesorë globalë shkaktuan më shumë se dy të tretat e humbjeve në mbarë botën. Vendet më të ngrohta dhe më të varfra në jugun global janë goditur më rëndë.

“Gazet serë të emetuara në një vend shkaktojnë ngrohje në një vend tjetër dhe kjo ngrohje mund të frenojë rritjen ekonomike”, thotë Justin Mankin, autori studimit.

Emetimet e cilave vende kanë pasur ndikimin më të madh ekonomik?

Dy emetuesit kryesorë në botë, SHBA dhe Kina, shkaktuan secila humbje totale të të ardhurave globale prej 1.8 trilionë dollarë (1.79 trilionë euro) nga 1990 deri në 2014. Rusia, India dhe Brazili shkaktuan humbje mbi 500 miliardë dollarë (498 miliardë euro).

Në total, këto pesë vende përbëjnë rreth 6 trilion euro humbje, afërsisht 11 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto global (PBB) gjatë periudhës së studimit.

Burimi: Euronews

Të fundit